Për ta përballuar më lehtë vapën: Nëse nuk keni kondicioner në shtëpi, mos u brengosni, por gjenduni në mënyra të tjera!
Fjala është për metodat e thjeshta, të cilat nuk do ta dëmtojnë buxhetin tuaj shtëpiak, ndërkaq temperatura në ambientin tuaj të banimit do të bëhet shumë më e këndshme.
Janë tri mënyra fantastike se si ventilatori të shndërrohet në kondicioner:
1. Me ndihmën e kubeve të akullit
Para ventilatorit vendosni një enë të gjerë e të cekët dhe mbusheni me kube akulli. Duke fryrë ventilatori mbi akull, në ambientin tuaj do të përhapë ajër të freskët.
Kjo do të zgjasë derisa akulli të shkrihet dhe pastaj vetën shtoni akull tjetër.
2. Ndihmon uji i akullt
Ngjashëm është si në rastin e parë, mirëpo në vend të kubeve të akullit vendosni shishe plastike në të cilat më parë i keni mbushur me ujë dhe i keni ngrirë.
Kjo mënyrë është madje më e mirë sepse ka të bëjë me pjesë të mëdha akulli të cilat do të shkrihen më ngadalë se kubet e akullit.
3. Akullin mbështilleni me peshqir
Te kjo mënyrë e freskimit të ambientit mund të përdorni ose kube akulli ose ujë të ngrirë në shishe.
Edhe njërën, edhe tjetrën, mbështillni në peshqir, lidhni dy skajet me pe të trash dhe vareni midis dy karrigeve dhe vendoseni para ventilatorit. Nën peshqir vendosni një enë në të cilën do të pikë akulli i shkrirë.