Nga qukat te njollat e diellit, Anxhela Peristeri guxon të postojë foton natyrale në plazh

0
Gjigandi

Anxhela Peristeri e ka treguar gjithmonë në daljet e saj publike sinqeritetin dhe thjeshtësinë që e karakterizon.

Së fundmi, këngëtarja ka ndarë një foto nga deti, ku shfaqet me flokët e lagur dhe fytyrën pa make-up.

Ajo çfarë ka rënë në sy kanë qenë qukat dhe njollat e diellit në fytyrën e Anxhelës, të cilat në verë duket se janë edhe më të dukshme. Edhe pse i kishte zbuluar më parë, Peristeri duket se e ka kthyer në art natyralitetin e saj.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, Anxhela tregoi se shumë shpejt do të vinte me një projekt të ri muzikor, i cili me siguri do të kthehet në një hit vere. Pak kohë pas dobësimit, Anxhela u përfol për një lidhje me Mateus Frrokun.

RonaTyra

“Muza ime” titullohej kënga e Mateus Frrokut me këngëtaren e njohur Anxhela Peristeri. Këngëtarët bashkëpunuan për të sjellë një projekt muzikor ritmik. “Muza ime” ishte një këngë dashurie me muzikë të Kledi Bahitit, ndërsa për tekstin vetë Anxhela Peristeri bashkëpunoi me Fifin.

Klipi muzikor i mbushur me të rinj ishte xhiruar në disa prej vendeve më të bukura të Tiranës, ndërkohë që binte në sy pasioni mes Mateusit dhe Anxhelës. Kënga ishte një dedikim për dashurinë e vërtetë, nëse u referohemi vargjeve ku Mateus i drejtohej Anxhelës: “A e din ti drita jem? Sa vuj unë ty të t’kem, A e di për mu sa vlen? E si unë tjetër s’gjen”.

Ndërsa Anxhela ia kthente: “S’kam dasht me ta tregu, ça m’bën kjo zemra jem, A e din sa t’kam kërku? E tjetër nuk du t’kem”.

Në refrenin e këngës, ata këndonin bashkë të njëjtat vargje, ndërsa shpreheshin: “Do ta them unë ty sa herë, Sa herë malli mu më merr, Bëhu kënga ime-e, Se ti je muza jem, Zemrën ti ma shkrive, Se t’kom dashni përjetë”.

Për linçimin e këngës, Mateus ndau me ndjekësit një foto në makinë me Anxhelën, ku dukeshin të dy shumë në formë pas betejës që fituan me kilet e humbura. Më vonë ata rrëfyen se ishin miq fëmijërie dhe nuk bëhej fjalë për lidhje, por sërish ndjekësit i shihnin si çift.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu