Nëse keni një palë atlete apo këpucë të cilat i mbathni çdo ditë, ekziston mundësia e madhe që kanë filluar të lirojnë aroma të pakëndshme
Kombinimi i djersës dhe i vapës në një zonë të vogël është i përsosur për zhvillim të baktereve.
Për t’i pastruar atletet tuaja dhe për t’i eliminuar aromat e pakëndshme, provoni këtë metodë të thjeshtë, shkruan Real Simple.
Nëse atletet mund t’i lani në rrobalarëse, aktivizoni rrobalarësen në larje të lehtë, të nxehtë me pak detergjent për rroba dhe me një gotë uthull.
Mos shtoni zbutës, sepse ai mund t’i shkatërrojë atletet tuaja. Pasi ta përfundoni larjen, nxirrni në diell që të thahen.
Kurrë mos i fusni në makinë tharëse, sepse ngjitësi do të mund të dobësohej dhe atletet do të mund të dëmtohen.
Nëse atletet nuk ju janë të përshtatshme për larje në rrobalarëse, lani me dorë.
Ekzistojnë edhe disa gjëra që mund të bëni për të mos krijuar erë të pakëndshme në atlete.
Mos vishni të njëjtat atlete çdo ditë. Kur ruani këpucët në fund të sezonit, gjithnjë lajini së pari dhe vendosni në to letër që do të thithë të gjithë lagështinë. Mund të vendosni gjithashtu një shtresë pluhuri pa erë për këpucët, psh., sodë buke, por para se t’i vishni sërish, hiqni pluhurin.