Nëse dëshironi të keni martesë të mirë veproni kështu!

0
Gjigandi

Tetë obligime të njeriut të martuar

Nëse dëshironi që vërtetë të krijoni bashkësi të shëndetshme, partneri juaj martesor duhet të jetë i gatshëm që të lozë role të caktuara në mënyrë mjeshtërore në jetën tuaj.

Për shembull, këto tetë obligime i kemi theksuar në tekst:

1. Miku më i mirë

Çdo femër dëshiron që bashkëshorti t’i jetë miku më i mirë. Që me të qeshë, të qajë mbi supin e tij, ta kuptojnë në çdo gjë, transmeton Telegrafi.

RonaTyra

2. Kurues

Ndonjëherë të gjithë sëmuremi dhe pikërisht në momentet kur na mposht gripi apo ndonjë virus, obligimi i bashkëshortit është që të kujdeset për bashkëshorten.

3. Partner jetësor

Nise verën qysh o’ më së miri – shfrytëzo ofertën për depilim me laser në Face & Body Care

E SPONSORUARLEXO MË SHUMË

Kjo nënkupton që është i gatshëm ndaj sfidave të cilat ua sjell jeta. Atij do të duhej t’i drejtoheshit për përkrahje edhe kur jeni në gjendjen më të vështirë.

4. Mësues

Bashkëshorti juaj gjithmonë do të duhej që njohurinë e vet ta ndajë me ju, t’ju orientojë në pikëpamje të tjera në mënyrë që të mund ta shikoni gjithë pasqyrën.

5. Nxënës

Bashkëshorti juaj duhet të jetë i gatshëm që egon e vet ta lërë anash dhe të dëgjojë se çfarë keni për t’i thënë.

6. Psikolog

Ai duhet të jetë i gatshëm t’ju dëgjojë dhe t’ju ndihmojë që t’i kanalizoni emocionet tuaja. Duhet të jetë gjithmonë i gatshëm t’ju japë këshillë të mirë.

7. Princ nga përralla

Bashkëshorti nuk bën t’i vijë turp të jetë romantik kur është fjala për bashkëshorten e tij. Jeta nuk është përrallë, mirëpo bashkëshorti juaj ndonjëherë mund të jetë princ.

8. Adhurues besnik

Ai duhet të ketë besim tek ju dhe t’ju përkrahë. Me njeriun e tillë do të jenë gjatë bashkë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu