Suksesi i madh në tregun botërorë ka bërë që të gjithë ta shikojnë nën llupë gjatë gjithë kohës këngëtaren shqiptare Dua Lipa. Por ajo që i intereson publikut zakonisht, është edhe e kaluara e saj.
Dua dhe familjarët e saj shpesh kanë ndarë fotografi nga fëmijëria e saj, e këto fotografi janë bërë lajm në mediat botërore e vendore.
Nëna e këngëtares, Anesa Lipa, sot ka ndarë me ndjekësit e saj edhe një fotografi të Duas kur ishte e vogël.
“Dua bebe, tri ditë larg nga publikimi i ‘Don’t start now’”, ka shkruar ajo, ku me këtë rast ka paralajmëruar që kënga e re e Duas do të publikohet më 1 nëntor.