Në 4 vjetorin e pranimit në UEFA, Mustafa thotë që veç Vokrrit punë të madhe bëri edhe Shala

0
Gjigandi

Sot, katër vite më parë, Kosova u pranua në familjen e futbollit botëror, UEFA.

E këtë datë, tash pas katër vitesh po e kujton edhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa.

Mustafa, po thotë, që ky sukses erdhi pas punës së madhe të Fadil Vokrrit, por që angazhim të madh, Mustafa thotë që pati edhe Kujtim Shala.

“Sot mbushen katër vite nga pranimi i  Kosovës në UEFA. Pas një pune titanike të gjigandit tonë të futbollit, Fadil Vokri, i cili sot nuk është në mesin tonë, por edhe të angazhimit të madh  të Ministrit të atëhershëm të Kulturës, Sportit dhe Rinisë, z. Kujtim Shala, Kosova bëri hapat më të mëdhenj të anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare të sportit.

Vendet që akoma nuk e njohën Kosovën si shtet, pranuan organizatat sportive të Kosovës si pjesë të familjes evropiane dhe botërore, me flamurin shtetëror të Kosovës.

RonaTyra

Në ditën e sotme,  përgëzojmë të gjithë ata që me përkushtim punuan për anëtarësimin e Kosovës në UEFA”, ka shkruar Mustafa.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu