Milani arrin te talenti i Europës, “fajin” e ka Maldini!

0
Gjigandi

Milani pëlqen mbrojtësin e Strasbourg, Mohamed Simakan, ndërsa tani duket se gjërat janë bërë më serioze mes palëve. 19-vjeçari që luan në Francë ka fituar interesimin e skuadrave prej France, Italia, Gjermanie, Anglie dhe Spanje. 

Agjenti i lojtarit, Badou Sambague, ka folur për calciomercato.it se ekipi i “Djallit” është më përpara të gjithëve. Një rol të rëndësishëm në një lëvizje të tillë e ka dhe Maldini.

“Ka shumë klube që janë të interesuara për Simakan. Në janar kishim kontakte me klube nga Franca, Italia, Gjermania, Anglia dhe Spanja. Simakan nuk e ka asgjë me nxitim. Ai e di se sa e rëndësishme është që të marrë një hap përpara dhe mendojmë se Milani është i duhuri për të. Milani është Milani, ndërsa Paulo Maldini është Paulo Maldini”, – tha ai.   

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu