Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo ka mohuar spekulimet se është martuar me të dashurën e tij Georgina Rodriguez.
Mbrëmjen e kaluar, revista italiane “Novella 2000” deklaroi se çifti u martua në fshehtë në Marok në fillim të këtij viti. Aty thuhej se ai ndryshoi testamentin në mënyrë që “perandoria” e tij të mos prekej nëse martesa pësonte krizë.
Ky lajm pushtoi të gjitha faqet rozë në një kohë të shkurtër, gjë që nxiti reagimin e Cristianos.
Burime pranë çiftit thanë për TMZ Sports se: “Ai nuk është martuar”.
Madje kur futbollisti dëgjoi lajmin e martesës në privatësi, e vetmja gjë që tha ishte: “Lajm i rremë”.
Cristiano dhe Georgina janë bashkë që në vitin 2016, ndërkohë që janë prindër të një vajze, por së bashku po rrisin plot katër fëmijë.