Ndryshimi i papritur/ “I forti” i Vlorës kërkonte lirinë, por ja çfarë deklaroi sot në gjyq Zani Çaushi

0
14
Gjigandi

Myrteza Caushi ose i njohur ndryshe si Zani Caushi, i dënuar me burgim të përjetshëm, duket se ka ndryshuar mendin për kërkesën që kishte bërë në Gjykatën e Korçës për të përfituar liri me kusht. Sot, kur është paraqitur në seancë gjyqësore, ai ka deklaruar papritur se është tërhequr nga kjo kërkesë, duke bërë që gjykata të shkojë drejt pushimit të çështjes.

I njohur si kreu i Bandës së Çoles dhe njeriu që komandonte Vlorën në vitin 1997, Caushi prej vitesh vuan dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë, ndërsa pak ditë më parë i është drejtuar Gjykatës së Korçës për të kërkuar lirinë.

Deri tani, dy seanca gjyqësore ishin zhvilluar në Gjykatën e Korçës dhe më 17 korrik ishte caktuar seanca e radhës për të shqyrtuar kërkesën e Caushit.

Çështja po gjykohej nga gjyqtari i çështjes, Selajdin Pysqyli.

Duke konsideruar se ka vuajtur mbi 25 vite burg nga dënimi me burgim të përjetshëm, se ka dy fëmijë të mitur për të rritur dhe se është rehabilituar në burg, Caushi i ishte drejtuar Gjykatës me kerkesen per lirinë me kusht, ndërsa duket se këtë kërkesë e ka bazuar ligjërisht te një praktikë e ngjashme që u zbatua më parë po në Korçë, por edhe nga lirimi i shumë “të fortëve” të tjerë që kanë qenë të dënuar përjetë.

BANDA E ÇOLES

Banda e Çoles u krijua nga Myrteza Caushi, i njohur ndryshe edhe si “Zani”, i forti i Vlorës, personazhi i rebelimit në mars të vitit 1997. Pjesëtarët e grupit ishin 15 persona, shumica me precedentë penalë. Myrteza Caushi ishte i burgosur në një nga burgjet e sigurisë së lartë në Greqi, pasi kishte disa vepra të rënda penale. Krejt papritur, në muajin shkurt 1997, ai arratiset nga burgu dhe rikthehet në Vlorë, ku duke përfituar nga trazirat, së bashku me disa shokë të tij krijojnë bandën e njohur në gjithë vendin për krimet monstruoze që ka kryer.

Në Vlorë, gjatë trazirave të vitit 1997, u formuan 5 banda. Tri prej tyre ishin rivale me atë të Zanit, Banda e Gaxhait, Banda e Kakamit (shpeshherë bashkoheshin në një grup) dhe Banda e Pusit të Mezinit. Kjo e fundit u eliminua gjatë masakrës së Levanit më 28 mars 1997. Kjo bandë u nis për të eliminuar Zanin dhe Komitetet e Shpëtimit që po mblidheshin në Vlorë, po u dekonspiruan nga zyrtarë shtetërorë. Rivalitetin më të madh, banda e Zanit e pati me bandën e Gaxhait. Përplasja midis tyre nisi më 9 maj 1997, kur u vra Bernard Duçka, i njohur si Kuqo, anëtar i bandës së Gaxhait.

Gaxhai në kundërpërgjigje tentoi të merrte autoblindat e Policisë për të luftuar me Zanin, po nuk ia arriti. Me përfundimin e trazirave dhe arrestimin e pjesëtarëve të dy bandave, lufta midis tyre mbaroi. Ja cila është një pjesë nga kronika e përgjakshme e Bandës së Çoles (Zani Caushit). Banda e drejtuar në vitin e tmerrit nga Zani Caushi kujtohet për shumë krime të rënda, ku disa prej tyre janë:

Më datë 7 maj 1997 merret peng tregtari nga Tepelena, Artur Gjoshi, dhe miku i tij, Pëllumb Petriti. Kjo ngjarje solli një përplasje të ashpër midis bandave të Vlorës dhe atyre të Tepelenës. Më 8 maj 1997 rrëmbehet tregtari Foto Kola, pas torturave lirohet për 500.000 lekë. Më datë 9 maj 1997 vritet Bernard Duçka me nofkën “Kuqo”, që kishte shkuar për të ndërmjetësuar për lirimin e Gjoshit. Kundërshtarët për t’u hakmarrë rrëmbejnë vëllanë e ushtarit të Zanit, Avdyl Bajrami, të cilin e vrasin./ Panorama.al

Njoftime falas, njoftime pune

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu