Detergjenti i zakonshëm i bardhë, kapsulat apo detergjenti xhel, detergjenti për rroba, ekzistojnë në forma të shumta, ndërsa secili e zgjedh atë i cili më së shumti i përshtatet apo sipas çmimit apo prakticitetit
Mirëpo, disa detergjente vetëm freskojnë rrobat, por nuk i eliminojnë papastërtitë në tërësi. Të tjerë detergjente janë më pak agresivë të cilët janë të dedikuar për rroba me ngjyra.
Për të marrë atë më të mirën me paratë tuaja, ekziston një truk me të cilin mund të verifikoni cilësinë e detergjentit tuaj.
Çfarë duhet të bëni?
Në një gotë tretni një lugë detergjent dhe në atë tretje qitni një copë të bardhë të vezës së zier. Nëse pas 24 orësh të bardhët e vezës mbetet e paprekur, detergjenti juaj nuk do t’i eliminojë njollat.
Nëse të bardhët e vezës është bërë i butë dhe ka filluar të tretet, detergjenti është mjaft i mirë për të larë rrobat e larme të cilat nuk kanë njolla.
Dhe në fund, nëse të bardhët e vezës tërësisht është tretur – edhe njollat më të mëdha do t’i eliminojë, andaj ky lloj detergjenti rekomandohet për larje të rrobave të bardha.
Kjo që propozojmë ne është mënyra më e thjeshtë që ta verifikoni sa cilësor është ilaçi i rrobave.