Pak javë më parë aktorja Olta Gixhari ndau me ndjekësit e saj ngjarjen e bukur që po ndodh në jetën e saj; pritjen e ëmbël. Mami në pritje ndan herë pas here foto e video nga përditshmëria e saj, teksa barku rrumbullakoset nga dita në ditë.
Kuptueshëm me rritjen e javëve të shtatzënisë edhe format trupore të Gixharit po ndryshojnë, ndaj me humor biondja simpatike është shprehur se do të dontë që fjaën bel të mos e dëgjonte këto kohë, madje ajo vetë e ka fshirë përkohësisht nga fjalori.
“Fjala që kam përdorur zero këto muaj: Bel, beli, për belin, te beli ,puuu ca beli!”; ka shkruar Olta në instagram.
Në fakt do t’i duhet ca kohë mami Oltës deri sa të shohë sërish belin e saj të hollë, ndaj deri atëherë le të shijojë pritjen e ëmbël dhe ardhjen në jetë të bebushit që pritet të vijë vjeshtën e këtij viti.