Këngëtarja Edmonda Bushi-Gecaj e njohur me emrin artistik Monda ka lansuar duetin e përpunuar me Adriatik Lota- TIKI një artist tjetër nga Gjakova, qytet prej nga vjen edhe vet Monda.
Dueti është incizuar në studion e Beni Baksit e ku me violinë luan Arvanit Lota. Produksioni ”Labia” tashmë ka lansuar këtë duet, një këngë mjaft të popullarizuar, por të sjellë në një version më ndryshe ngasa ishte sjëllë nga Sabri Fejzullahu dhe Ledina Celo me titull: ”Ma ke prishë gjumin e natës”.
https://www.youtube.com/watch?v=IYJ8SDAOXMI
Monda kohë më parë (2016) ka publikuar një tjetër duet me duajenin e muzikës popullore Ismet Peja, i cili u pritë jashtëzakonisht mirë nga një audiencë e gjerë dhe nga kritika.