Anisa Veseli paralajmëron ‘EP’ me këngë të reja, lansohet më 31 mars

0
Anisa Veseli paralajmëron ‘EP’ me këngë të reja, lansohet më 31 mars
Gjigandi

Reperja e re dhe e suksesshme, Anisa Veseli është drejt finalizimit të projekteve të reja muzikore.

Ajo në fund të këtij muaji pritet të lansoj një ‘EP’ në të cilin janë të përfshira tri këngë të reja, të cilin Anisa ka kohë që është duke e paralajmëruar.

Ndërsa sot (e diel) ajo ka sjell një video të shkurtër në të cilën ka zbuluar emrin e ‘EP’ dhe datën e publikimit të tij.

Foto: Anisa Veseli

RonaTyra

“Cloud nine, 31 mars”, ka shkruar Anisa në mbishkrimin e postimit teksa duket atraktive në pamjet e publikuara.

Nuk kanë munguar as komentet e shumta nga ana e fansave të saj të cilët me padurim presin një projekt të ri nga ajo.

Kujtojmë që kënga e saj e fundit është “Xhelozi”  e lansuar në korrik të vitit të kaluar që u mirëprit nga admiruesit e saj dhe deri tani ka grumbulluar mbi 500 mijë klikime në YouTube.

Ndërkohë, mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur këtë herë Anisa në ‘EP’ e ri që është edhe i pari në karrierën e saj. /

abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu