Momenti më i mirë për të kërkuar rritje rroge

0
Gjigandi

Të kërkosh një rritje rroge mund të jetë e vështirë, situatat e parasë zakonisht janë. Megjithatë, nëse punoni shumë dhe paguheni vërtet pak, patjetër duhet të kërkoni një takim dhe të bisedoni me menaxherin tuaj për rritjen e pagës.

Besojeni ose jo, ekziston një mënyrë e drejtë për të kërkuar një rritje, një mënyrë që do ta bëjë shefin tuaj të thotë po – ose të paktën do t’i bëjë ata të mendojnë për të.

Këto janë katër momentet më të mira për të kërkuar një rritje rroge:

Kur detyrat tuaja ndryshojnë

Nëse detyrat tuaja ditore po ndryshojnë dhe ju po merrni më shumë përgjegjësi përsipër, atëherë ky është momenti i duhur për të kërkuar një rritje rroge. Por jo pasi puna ka përfunduar, sepse shefi juaj ndërkohë ka lëvizur në një projekt të ri.

RonaTyra

Nëse paguheni shumë pak

Mos harroni se paratë janë një subjekt delikat kështu që jeni të vetëdijshëm dhe qëndrojuni fakteve. Thoni: “Unë mendoj se kjo punë vlen më shumë sepse…”, mos thoni “Unë paguhem pak dhe meritoj një rritje rroge”. Kur bie fjala te paratë, kompanitë gjykojnë nga këndvështrimi i biznesit/shifrave, pa ndjenja, me gjakftohtësi.

Caktoni një takim me shefin tuaj dhe listoni disa nga arritjet tuaja si dhe rritjen që kërkoni për pozicioni tuaj lidhur me kompaninë dhe industrinë. I gjithë ky informacion do t’i hap sytë shefit tuaj (të paktën do t’a bëjë të mendojë) dhe do të ndihmojë në rishikimin e buxhetit për punonjësit më të mirë.

Kur ju vazhdimisht shkëlqeni

Nëse keni kohë në këtë kompani, ju keni të drejtë të kërkoni një rritje rroge. Përsa kohë që mund të argumentoni pse puna juaj meriton një rritje duke përshirë dhe kontributet tuaja ndaj kompanisë (përmendi shembuj konkretë) atëherë ju keni një mundësi të mirë që shefi të pranojë kërkesën.

Në mëngjes bëhen punët serioze

Të përmendësh çështjen e parave në momentin e gabuar sjell një ngërç në karrierë. Ju duhet ta prezantoni rastin tuaj profesionalisht dhe të gjeni kohën perfekte për të diskutuar më drejtuesin tuaj për një rritje të mundshme. Më saktë kohën e duhur gjatë ditës.

Besojeni apo jo ka ditë të mira dhe jo të mira për të diskutuar për paratë në vendin e punës. E hënë nuk është e mirë; e premtja është shumë mirë dhe mëngjesi është gjithmonë perfekt. Kujt ia merrte mendja?

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu