Moderatorja trondit me deklaratën: Tentuan të abuzojnë me mua kur isha 15 vjeç

0
Gjigandi

Moderatorja shqiptare ka treguar një histori të cilën se kemi ditur më parë.

Anxhela Baxhija një nga moderatoret e ‘Pop Culture’ ka treguar historinë se si i ka shpëtuar një abuzimi në moshën 15 vjeçare.

Gjatë bisedës në studio me Dojna Memën, Anxhela ka treguar historinë tronditëse sesi një i panjohur e ndoqi në lagje dhe askush nuk po e ndihmonte.

“Kjo javë për mua ka qenë e tmerrshme sepse më është kujtuar edhe një histori e imja. Kur kam qenë 15 vjeç kanë tentuar të abuzojnë me mua. Më kanë ndjekur me vrap në lagje. Tentuan të abuzojnë me mua kur isha 15 vjeç kam dal për në dyqan të blija një salcë makaronash siç më porositi ime më. Në momentin që dal nga dyqani ndjej hapa që vinin drejt meje, së pari mendova se ishte person i lagjes që po shkonte në shtëpi gjithsesi i shpejtova hapat e mi. Më pas kuptova që ky njeriu jo thjesht shpejtoi hapat njësoj si unë por nisi një vrap të lehtë.

RonaTyra

Nuk dija ç’të bëja, ndalova dhe po bërtisja por asnjeri në rrugë nuk ktheu kokën të shihte ç’po ndodhte dhe pse një vajzë 15 vjeç e veshur me T-shirt dhe një palë tuta po bërtiste si e çmendur në lagje. Gjithçka që më erdhi ndërmend ishte: Zhduku se do të thyej këtë qelqin në kokë dhe largohu se kam babin polic, ndërkohë që babi nuk ishte polic”, tregoi Anxhela.
 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu