Moderatorja e dashur për publikun shqiptar, Nevina Shtylla duket se i ka dhënë fund lidhjes së dashurisë.
Para disa muajsh, u përfol se po shijonte romancën me juristin Arbër Myftari, për të cilën nuk bëri asnjëherë deklaratë publike.
Por ditën e djeshme rrëfeu se është beqare, gjë që tregon se historisë i ka ardhur fundi.
Në rubrikën “Trotuar” u pyet nëse është nga ato çifte që e gjeti karantina të ndarë apo të bashkuar. Për këtë, Nevina Shtylla tha: “Unë s’jam çift fare kështu që…”
Më pas vijoi fjalën e saj për temën. Nuk u dhanë tdetaje të tjera, pasi bukuroshja e ekranit ka zgjedhur të jetë shumë e rezervuar sa i përket jetës private.