Mjetet natyrale në vend të kimikateve toksike për pastrimin e mobileve të veshura: Si t’i pastroni mobilet e lëkurës, sintetikes dhe stofit

0
Gjigandi

Pa aroma të forta, pa kimikate dhe pa rrezik nga dëmtimet! Bëni mjetin shtëpiak për pastrimin e të gjitha tipave të mobilieve të veshura vetëm me ndihmën e tre përbërësve

Në kohët moderne, mjetet kimike për pastrim të mobileve shtëpiake i kanë zëvendësuar mjetet shtëpiake për pastrim. Mirëpo, mjetet kimike për pastrim të cilat i përdorim çdo ditë shpesh përmbajnë materie helmuese dhe të dëmshme të cilat janë të rrezikshme për amvisën por edhe për ambientin.

Në kohë të fundit konsumatorët të cilët kujdesen për ambientin, por edhe të gjithë ata të cilët janë të ndjeshëm dhe alergjikë ndaj materieve toksike, për pastrim po i përdorin mjetet më pak të dëmshme.

Thjesht, mjetet për pastrim të bëra në shtëpi janë më efikase në pastrimin e pothuajse të gjitha sipërfaqeve, duke përfshirë edhe stofrat.

Stofrat e mobileve nga pëlhura

RonaTyra

1. Përzieni në shishe me spërkatës një çerek gote uthull të bardhë, ¾ të gotës ujë të nxehtë dhe ½ luge supe sapun të lëngshëm.

2. Përzieni shumë që të bashkohen përbërësit.

3. Njomeni pak sipërfaqen e ndotur. Pastaj me lëvizje rrethore fshini me leckë të butë.

4. Sipas nevojës, përsëriteni derisa sipërfaqja e ndotur të pastrohet tërësisht. Njomeni leckën në ujë të nxehtë dhe të pastër dhe mblidhni nga sipërfaqja mbetjet e mjeteve.

5. Fërkojeni me pjesën e thatë të leckës pjesën e njomur, në mënyrë që stofi i mobilieve të thahet më shpejt.

Mobilet nga lëkura

1. Qitni gjysmë gote vaj ulliri dhe një çerek gote të uthullës së bardhë në shishe me spërkatës.

2. Fortë përzieni që të bashkohen përbërësit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu