Këngëtarja Miriam Cani vazhdon të sjellë imazhe të ndryshme me familjen e saj.
Kështu të paktën duket përmes postimeve në rrjete sociale, ku përpos projekteve, ajo tregon përmes imazheve përditshmërinë e saj.
Së fundmi, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ka ndarë një fotografi me djalin e quajtur Duamë, ku shihen nën një pemë.
“Sot dhe asnjëherë nuk do të jesh vetëm/ Unë do të jem aty me ty gjithë jetën”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë.
Miriami së bashku me bashkëshortin e saj, Alban Skenderaj, janë prindër të dy fëmijëve, Ameli dhe Duamë.