Mikja më e mirë e Whitney Houston rrëfen pas 40 vjetësh: Dashurinë tonë e shkatërruan paragjykimet!!

0
Gjigandi

Robyn Crawford ka publikuar në autobiografi ku tregon marrëdhënien e saj të fshehtë me këngëtaren e famshme, Whitney Houston.

Mikja më e mirë e Whitney-t pohon se kishte dicka më shumë mes tyre sesa miqësi të thjeshtë.

“A song for you: my life with Whitney Houston” (Një këngë për ty: jeta ime me Whitney Houston), tregon historinë e një dashurie të madhe, të shkatërruar nga paragjykimet. Robyn, që sot punon si instruktore fitnesi, thotë se për herë të parë ishin takuar në vitin 1980 në një kamp veror në New Jersey. Robyn ishte 19 vjeç, Whitney dy vjet më pak.

Asokohe, paragjykimet ishin shumë të mëdha, shprehet ajo, dhe në 82-shin, pasi firmosi një kontratë me producentin e famshëm diskografik Clive Davis, Whitney vendosi t`i jepte fund lidhjes. I dhuroi mikeshës një bibël, e i tha se nuk mund të kishin më raporte intime.

RonaTyra

“Nëse njerëzit do ta zbulonin historinë tonë, do ta përdornin kundër nesh. Kështu ishte koha atëherë“, thotë Robyn.

Image

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu