Meta: Tani është koha për zbatimin korrekt të rekomandimeve të komisionit të Venecias

0
Gjigandi

Presidenti Meta përmes një postimi në Facebook shkruan se tani është koha për zbatimin korrekt të rekomandimeve të komisionit të Venecias.

Sipas Metës, është shumë e rëndësishme që komisioni i Venecias do të ndjekë edhe zbatimin e rekomandimeve të tij të fundit për gjykatën kushtetuese dhe gjykatën e lartë.  

Meta: Po, nuk ka më vend për interpretime! Tani është koha për zbatimin korrekt të rekomandimeve të komisionit të Venecias, përmes bashkëpunimit transparent dhe konstruktiv. Është shumë e rëndësishme që komisioni i Venecias do të ndjekë edhe zbatimin e rekomandimeve të tij të fundit për gjykatën kushtetuese dhe gjykatën e lartë.  Po kështu rekomandimet e komisionit të Venecias janë në ndjekje nga parlamenti evropian dhe vendet anëtare. Kjo është e vetmja rrugë drejt çeljes së negociatave dhe funksionimit të shtetit ligjor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu