Zbardhet pasuria e Kryemadhit/ Bashkëshortja e Presidentit, pronare e 13 apartamenteve

0
Gjigandi

 

Në deklaratën fillestare të pasurisë në vitin 2013 çifti Meta deklaronte pak më shumë se 20 mijë euro gjendje parash, një automjet me vlerë 30 mijë euro, një apartament në kryeqytet, tokë me sipërfaqe 1200 metër dhe pjesë takuese nga apartamenti i privatizuar apo trashëguar. Çifti deklaron edhe një kredi prej 175 mijë euro, marrë në vitin 2010 për blerje apartamenti.

Për çiftin Meta- Kryemadhi shihet një rritje e ndjeshme e pasurisë në vitin 2014, kur zonja Kryemadhi bëhet pronare me 100% e 13 apartamenteve me sipërfaqe 1444 metër katrorë, të përfituar nga një kontratë me Agi Kons e vitit 2008, për caktimin në natyrë të pjesës takuese në tokën që ajo posedonte.

Nga shitja e 6 apartamenteve çifti ka arritur të shlyejë kredinë me vlerë 155 mijë euro si dhe overdraftin e zonjës Kryemadhi të marrë në vitin 2015 dhe ka shtuar me 174 mijë euro llogarinë bankare.

Viti 2017 përkon me kohën kur fëmijët e çiftit nisen me studime jashtë vendit dhe shihen tashmë llogari bankare në emër të tyre dhe llogaria në euro konvertohert në pound vetëm me të drejtë pagese për shkollën, për vajzën Znj. Bora Metaj dhe djalin, Z. Besar Metaj.

RonaTyra

Deri në deklarimin e vitit 2018, sipas disa përllogaritjeve, çifti Meta numëron edhe 7 apartamente të pashitura nga kontrata e zonjës Kryemadhi, rreth 26 milion lekë të depozituara dhe një overdraft, me vlerë 2 milion lekë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu