Meta: Nevojitet komunikim me BE dhe OBSH për të dalë sa më shpejt nga situata e Covid-19

0
Gjigandi

Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Presidenti i Republikës Ilir Meta, shprehu shqetësimin e tij në lidhje me situatën e Covid-19 në vend.

Meta tha se nuk duhet humbur përqëndrimi në përballimin efikas të pandemisë.

Sipas tij, shtimi i rasteve dhe viktimave kërkon reflektim serioz dhe të përgjegjshëm nga të gjithë.

Presidenti deklaroi se është e domosdoshme një komunikim me vendet e rajonit, BE-së dhe OBSH-në, për një strategji të re e cila do mundësojë daljen sa më të sigurt dhe të shpejtë nga pandemia.

Ilir Meta: ”Të mos humbasim përqëndrimin në përballimin më efikas të pandemisë, pasi shtimi i rasteve të qytetarëve të prekur nga me Covid-19 por për fat të keq edhe të numri i viktimave, kërkojnë urgjentisht një reflektim serioz, të përgjegjshëm nga të gjithë. Nga institucionet shtetërore, nga qeveria, nga opozita, nga sipërmarrjet dhe nga çdo qytetar. Është e domosdoshme një strategji e re, konkrete dhe afatgjatë, me protokolle të mirëpërcaktuara për të përballuar dhe për të vënë nën kontroll përhapjen në rritje të kësaj pandamie, e cila ka rrezikuar seriozisht shëndetin dhe jetën e qytetarëve. Gjithashtu është e domosdoshme një komunikim edhe më intensiv, edhe më efikas, me vendet fqinje, me ato të rajonit, me vendet e BE-së dhe me OBSH-në, për të harmonizuar veprimet dhe për të shkëmbyer informacionet në kohë reale, me qëllim që kjo strategji e re, të na mundësojë daljen sa më të sigurt dhe sa më të shpejt nga kjo situatë.”

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu