Rama: Prokurore e gjyqtare, grup keqberesish qe kane marre vendin peng

0
Gjigandi

“Grupi të kapësh çfarë të kapësh”. Keshtu i konsideroi kryeministri Edi Rama ata prokurorë apo gjyqtarë që, sipas tij, po punojnë kundër interesave të qytetarëve dhe nuk po japin drejtësi pasi e dinë se nuk e kalojnë dot procesin e vetting-ut. Gjate fjales ne Kuvend, Rama përfshiu në të ashtuquajturin “Grupi KÇK” prokurorin e Durrësit, Arjan Ndoj, i cili prej ditësh është vënë nën akuza nga mazhoranca. Rama tha se “KÇK” duhet të shpallet në kërkim nga Parlamenti, ku deputetët duhet të ushtrojnë funksionin e tyre dhe jo të presin përfundimin e vetting-ut. “Këtë grupin KÇK, ky Parlament duhet ta shpallë grup në kërkim. Duhet ta shpalli në kërkim me çdo mënyrë duke ushtruar pushtetin e sovranit këtu. Është e kot t’i bëjmë njëri tjetrit predikime dhe nga tryezat e opozitës të ngrihemi të fajësojmë qeverinë dhe nga tryeza e qeverisë të justifikohemi. Procesi i vetting-ut do të vazhdojë për disa vjet, por ne nuk duhet të lejojmë që prokurorë dhe gjyqtarë si ata të Durrësit të vazhdojën të bëjnë kërdinë çdo ditë”, theksoi Rama. Ai eshte shprehur se “shpallja në kërkim e KÇK është objektiv që duhet të kemi si Parlament”. “Është grupi më i madh kriminal në Shqipëri, me fakte. Prokuror dhe gjykatës që e dinë që vetting-un nuk e kalojnë dot”, tha Rama, duke shtuar se këta gjykatës janë përfshirë edhe në vjedhjet e tokave. Rama foli edhe për një paketë ligjesh për këtë çështje, por pa dhënë më shumë detaje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu