Mesazhi prekës/ E ëma në krye te Infektivi, vajza: Prej më shumë se 4 muajsh nuk përqafoj dot mamin, unë dhe babi shohim çdo ditë…

0
Gjigandi

Vajza e Najada Çomos, shefes së pavionit në Spitalin Infektiv në Tiranë, i ka bërë një dedikim të ëmës e cila prej më shumë se 4 muajsh lufton me COVID-19 dhe i shërben pacientëve.

Greis Çomo shkruan në Facebook se prej më shumë se 4 muajsh nuk përqafon dot nënën e saj teksa ajo me babain e saj shohin çdo ditë në sytë e saj lodhjen, përkushtimin por dhe dëshpërimin e jetëve të humbura.

Më tej vajza e Najada Çomos, bën apel që qytetarët të tregohen egoist për veten e tuaj, duke ruajtur distancë dhe duke vendosur maskën. Sipas saj rregullat që duhet të ndiqen nuk janë dhe aq të vështira.

STATUSI NGA GREIS ÇOMO

RonaTyra

Personat që më njohin e dinë sa njeri diskret që jam, por e ndjej të nevojshme të shkruaj “2 fjalë”…

Prej më shumë se 4 muajsh, nuk mund të përqafoj dot mamin tim…

Prej më shumë se 4 muajsh, vetë ajo nuk mund të përqafojë dot gjyshen time…

Prej më shumë se 4 muajsh, unë dhe babi, shohim çdo ditë në sytë e saj lodhjen, përkushtimin, dëshpërimin për jetët e humbura, pavarësisht përpjekjeve të panumërta që stafi mjekësor është dukë bërë…

Prej më shumë 4 muajsh stafi mjekësor, të gjithë pa asnjë përjashtim, janë duke shërbyer me një energji dhe forcë të paimagjinueshme…

Prej më shumë se 4 muajsh na kërkohet që të zbatojmë disa rregulla të cilat, në këndvështrimin tim, nuk janë kaq të vështira dhe të pamundura.

Ju lutem, tregohuni pak egoist për veten tuaj, ruani distancën, vendosni maskën. 😊

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu