Menduam se do ishte fotoja me djalin, zbulohet kopertina e librit të Arbana Osmanit

0
Gjigandi

Libri i recertave i prezantueses Arbana Osmani pritet të dalë në treg më 13 nëntor.

Vetë Arbana ka ndarë mëngjesin e së enjtes disa momente nga shtypshkronja ku po printohet “Receta për 5 minuta” dhe u ka tregua ndjekësve të saj edhe imazhet e kopertinës dhe pak nga brendësia e librit.

Kështu u zbulua edhe se si do të jetë kopertina e librit të dytë të gatimit për autoren dhe prezantuesen e “Dua të të bëj të lumtur” e fotoja e përzgjedhur nuk është ajo me djalin e saj Jon, që e publikoi edhe vetë Arbana pak ditë më parë në Instagram.

Fotoja e kopertinës së librit, ashtu si edhe gjithë fotot e tjera janë realizuar nga partneri i prezantueses, regjisori Eduart Grishaj, dhe siç shihet edhe nga pamjet e para fotoja e përzgjedhur është ajo e Arbanës vetëm, teksa gatuan një nga recetat e saj.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu