Menaxheri Taylor Swift: “Hajde zgjidhim konfliktin…më janë kërcënuar fëmijët më vdekje!”

0
Gjigandi

Siç e dimë, Taylor e la “Big Machine Records” këtë vit, ku kishte regjistuar 6 albumet e saj të pare, ku menaxheri Scooter Braun e bleu duke zotëruar kështu të drejtat për pjesën më të madhe të këngëve të saj. Taylor nuk ishte e lumtur për këtë, sidomos për faktin që ai ishte përjekur të blente këngët e saja duke dashur t’I quaj të tij-at. Megjithatë konflikti mes tyre i kishte “rrënjët” më të thella. Braun akuzohej nga Sëift për bullizëm, ndaj saj dhe që gjatë gjithë karrierës ky njeri ishte përpjekur që t’i bënte keq.

Më pas, në 14 nëntor, me anë të një postimi në “Tumblr”, me titullin “Nuk di çfarë tjetër të bëj”, Taylor tregonte se Scooter dhe CEO i “Big Machine”, Scott Borchetta, e kishin ndaluar që të performonte këngët e saj më të suksesshme në ceremoninë e AMA’s, ku do të merrte çmimin si “Artisti i Dekadës”. Madje, ajo tha se “Netflix” kishte bërë një dokumentar për karrierën e saj, por Scott dhe Scooter kanë kundërshtuar përdorimin e muzikës, që ata mendojnë se i zotërojnë në këtë projekt.

Në të njejtën ditë që kjo deklaratë u bë, përfaqësuesi i Taylor, Tree Paine, bëri një prenoncim në emër të artistes, ku sërish vendosi theksin tek faktit se kompania e kishte ndaluar të luante këngët, në eventin e rëndësishëm të AMAs.

Gjithashtu, për sa i përket pjesës së parave, Sëift u shpreh se “Big Machine”, duhet t’i paguante 7.9 milionë dollarë, pra ata i kishin borxh dhe jo e kundërta. Gjatë gjithë kësaj kohe, si vetë këngëtarja, po ashtu dhe ekipi i saj kanë bërë thirrje që fansat apo personat që e ndjekin, t’i shprehin ndjenjat apo gjithë zemërimin Scooter Braun-it apo Scott Borchett-ës, pa u kursyer, detaj që do na duhet pak më vonë.

Pak ditë më vonë, Taylor zyrtarisht u lejua që të këndonte hitet e saj më të mëdha gjatë performancës që do të japë në AMAs fundjavën e ardhshme. Por ky fakt nuk i ka zgjidhur konfliktet mes këngëtares dhe menaxherëve.

RonaTyra

Scotter Braun, ditën e enjtë, u shpreh në emër të kompanisë së tij, ku njoftonte që gjithçka kishte ardhur për shkak të mos komunikimit. Dhe ditën e djeshme, ai reagoi në profilin e tij të Instagram-it, ku i bënë një kërkesë drejtuar Sëift, se fansat e saj kishin ërcënuar me vdekje fëmijët e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu