Ka veshur rroba, të gjitha femrat i dëshirojnë, ndërkaq këpucët i janë shumë të bukura!
Melania Trump me rastin e përvjetorit të parë të nënshkrimit të dokumentit ‘Support for Patients and Communities Act’, ka vizituar US Capitol në Washington, ku ka mbajtur fjalim.
Shumicës i ka rënë në sy edhe kombinimi i saj i veshjes, vepër e shtëpisë së modës “Max Mara”.
Në të vërtetë, kompleti i saj i përsosur ngjyrë të hirtë-të gështenjtë është bashkim i stilit klasik dhe atij modern, mirëpo duke pasur parasysh që ka tërhequr vëmendje të këtillë dhe që e ka bartur Melania Trump, pritet të bëhet hit mode këtë vjeshtë.
Pantallonat me vija të cilat në pjesën e poshtme zgjerohen lehtë dhe xhaketa lehtë e përshtatur (jo e tepruar) për beli me xhepa, janë më se të qëlluara, binduni edhe vetë nga fotografitë nën tekst:
Duke pasur parasysh që ngjarja në të cilën ka qenë ishte serioze, Melania kombinimin e ka plotësuar me këpucë të zeza, fanellë të zezë dhe çantë ngjyrë neutrale. Kjo grua vërtetë ka edhe stil edhe shije!