Mediet ndërkombëtare: Dua Lipa ndez debat me hartën për Shqipërinë e Madhe

0
Gjigandi

Mediat më prestigjioze në botë kanë shkruar për postimin e Dua Lipës, i cili po bën xhiron e rrjetit.

Ditë më parë, Dua Lipa publikoi flamurin “Autochthonous” si kundërpërgjigje ndaj reagimeve të shumta nga serbët, pasi iu bashkua nismës ku kërkohet nga “Apple” që ta vendos Kosovën në hartë.

Mediet ndërkombëtare kanë shkruar lidhur me polemikat që i ka shkaktuar postimi i Dua Lipës në rrjete sociale.

“BBC”, “The Independent”, “CNN”, “Metro.co.uk”, janë disa prej mediumeve prestigjioze që i dedikuan artikull këtij postimi.

RonaTyra

“Dua Lipa ndez polemika me tweet-in e hartës së Shqipërisë së Madhe”, është titulli që BBC ia ka vënë artikullit.

Në atë tekst, thuhet se Dua Lipa nxiti debat në internet pas atij postimi ku mbështet nacionalizmin shqiptar.

Po ashtu, në të thuhet se harta që postoi Dua përfshin Shqipërinë, Kosovën dhe një pjesë të vendeve fqinje të Ballkanit me përkufizimin e fjalët “autoktone”, duke sugjeruar që u përkasin shqiptarëve.

“BBC” përmend edhe reagimin që këngëtarja shqiptare e ka bërë pas gjithë atij debati, ku tregon se nuk kishte menduar kurrë të nxisë urrejtje.

Ndër të tjera, aty përmendet edhe ndeshja futbollistike e 2014-ës mes Shqipërisë dhe Kosovës, ku ngjalli polemika droni që u lëshua me hartën e njëjtë,

Në të tregohet edhe për postimin e Rita Orës, në ndihmë të nismës drejtuar për “Apple”, për vendosjen e Kosovës në hartë.

Postimi i Dua Lipës ka nxitur reagime të shumta, madje filloi edhe hashtagu “#CancelDuaLipa”.

Artikuj të ngjashëm kishin edhe mediet tjera, të cilat shkruajnë për debatin që u ndez në rrjet pas postimit të artistes shqiptare.

Image
Image

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu