Grupi i famshëm muzikor Florida Georgia Line krenohet me tre nga pesë këngët më të mira të dekadës, në zhanrin e shumë popullarizuar në Amerikë, “country”.
Hiti më i madh i kësaj dekade në këtë zhanër llogaritet të jetë kënga “Meant to be”, e cila interpretohet nga grupi në fjalë në bashkëpunim me artisten shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha.
Në një zhanër që ka evoluar gjithmonë, “contry” përsëri mbetet një nga më të preferuarit dhe më të dëgjuarit nga amerikanët, shkruan Billboard.
Kjo dekadë solli edhe bashkëpunime me artistë të njohur përtej zhanrit – njëra ndër to është artistja shqiptare që njihet si këngëtare e zhanrit pop, Bebe Rexha, por e cila nuk hezitoi që ta sprovojë veten edhe në “country”. Njëjtë kanë vepruar edhe artistët e tjerë të njohur si: Backstreet Boys, Demi Lovato dhe P!nk.
Bebe Rexha dhe Florida Georgia Line u renditën në vendin e parë me “Meant to be” si kënga më e mirë e dekadës në zhanrin “country”, dhe jo vetëm.
Bashkëpunimi i tyre kaloi një rekord duke qëndruar për plot 50 javë në krye të top listave të Billboard.
“Unë jam mirënjohëse që jam në gjendje të krijoj muzikë që më lejon të shtoj kufij dhe të shtyjë veten”, i tha Bebe Rexha Billboard kur kënga e tejkaloi suksesin e pritshëm.
“Unë jam mirënjohëse për gjithë dashurinë dhe ngrohtësinë nga komuniteti i vendit”, thotë më tutje këngëtarja me prejardhje shqiptare.
Përveç “Meant to be” në listën e këngëve më të mira të dekadës në zhanrin “country” edhe dy këngë tjera i përkasin grupi Florida Goergia Line, përkatësisht kënga “Cruise” që renditet në numrin 3 dhe “HOLY” që mban vendin e pestë.
“Meant to be” edhe pse e bojkotuar nga festivalet, duke mos u shpërblyer me një “Grammy”, “MTV VMA”, “CMA”, “MTV EMA” etj., suksesi i saj prapëseprapë nuk ka munguar – gjë e cila shihet edhe nga shifra e lartë e klikimeve në YouTube, e cila deri më tani është mbi 850 milionë vetëm në këtë platformë.
Kjo është pa diskutim një prej këngëve më të suksesshme në repertoarin e artistes shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha.