Me rastin e ditëlindjes, Taulant Xhaka i dedikon partneres fjalët që çdo vajzë do të donte të dëgjonte

0
Gjigandi

Ditën e sotme partnerja e futbollistit shqiptar Taulant Xhaka, Arbnora, feston ditëlindjen.

Në këtë ditë kaq speciale sigurisht që nuk mund të mungonte një urim po aq i veçantë nga futbollisti.

Taulanti ka publikuar në ‘Instagram’ një foto në të cilën shfaqet shumë i lumtur përkrah partneres së tij. Bashkangjitur imazhit ai ka shkruar disa fjalë shumë të ëmbla, që çdo vajzë do dëshironte t’i dëgjonte.

“Gëzuar ditëlindjen bota ime! Të jam mirënjohës që je me mua dhe shpresoj të jem me ty edhe për 100 vite. Të dua përgjithmonë”, ka shkruar futbollisti në urimin për partneren. Arbnora ka marr një urim shumë të veçantë edhe nga kunata e saj, Leonita. Ajo ka publikuar në rrjete sociale një foto të të dyjave dhe bashkangjitur ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen kunata ime! Të dua”.

RonaTyra

Ato të dyja gëzojnë raport shumë të mirë së bashku dhe këtë gjë e kanë treguar gjithmonë përmes postimeve në llogaritë e tyre në rrjete sociale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu