Noizy dhe Yll Limani bashkojnë forcat për një duet gjatë verës?

0
Noizy dhe Yll Limani bashkojnë forcat për një duet gjatë verës?
Gjigandi

Artistë të shumtë të estradës kanë filluar përgatitjet për sezonin veror 2022.

Shumë prej tyre kanë zgjedhur që të bashkojnë forcat, në mënyrë që të sjellin bashkëpunime në tentim për të arritur majat e suksesit në garën e hiteve verore.

E mesa duket, dy prej emrave që lakohen për një bashkëpunim të mundshëm janë Yll Limani dhe Noizy.

Foto: Yll Limani/Instagram

RonaTyra

Pavarësisht se i përkasin dy zhanreve krejt të ndryshme, burimet e abc24.alt kanë mësuar se dyshja kanë kontaktuar me njëri-tjetrin gjatë këtyre ditëve.

Ende nuk dihet nëse ata kanë nisur incizimin e këngës, por që qëllimi për të sjellë diçka së bashku duket se është i qartë.

Foto: Noizy/Instagram

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me kombinimin e këtyre dy artistëve, njëri i cili i përket rrymës puro hip-hop, e tjetri i zhanrit Pop dhe R&B.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu