VLORË
Humb jetën një pushues 40-vjeçar. Sipas informacioneve paraprake zyrtare, rreth orës 12:30, në plazhin e Borshit është rrezikuar të mbytet shtetasi E. G., 40 vjeç, i cili gjatë transportimit për në Spitalin e Sarandës ka ndërruar jetë rrugës.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave.