Mungesat janë të shumta në kampin e Antonio Contes

0
Gjigandi

Java e 36-të e Serie A vijon këtë të shtunë me 3 sfida shumë interesante.

Vëmendjen më të madhe e merr sfida e orës 19:30 mes Genoas dhe Interit. Ligurët janë ende në garë me Leccen për të siguruar mbijetesën edhe pse me fitoren e fundit në derbin ndaj Sampdorias pozitat e Genoas janë më komode pasi 3 javë para fundit ka 4 pikë më shumë se Lecce që pozicionohet e 18-ta.

Interi në krahun  tjetër vjen në këtë sfidë pas dy humbjesh rresht por me objektivin për të marrë tre pikët që do ta ngjisnin në vendin e 2-të të renditjes.

Mungesat janë të shumta në kampin e Antonio Contes sepse listës së të dëmturave si Sensi apo Vecino u është shtuar edhe De Vrij ndërkohë që Barella është i skualifikuar.

Në fazën e parë Interi fitonte me rezultatin e thellë 5-0 ndaj skuadrës që aktualisht drejtohet nga Davide Nicola, ndërkohë që misioni i zikaltërve në këto tre ndeshje të mbetura është të kapin kuotën e 80 pikëve në kampionat për të menduar më pas për Europa Leaguen.

RonaTyra

Në mbrëmje në orën 21:45, Napoli pret në San Paolo Sassuolon në një ndeshje që pritet të ketë gola por edhe emocione edhe spektakël edhe pse mendja e skuadrës së Gattusos është që tani te sfida e kthimit në 1/8-at e Championsit ndaj Barcelonës, transmeton SS.

E shtuna e Serie A do të startojë me duelin e orës 17:15 Brescia-Parma, me “dallandyshet” të cilët tashmë e kanë prerë biletën për në Serie B dhe do të përpiqen të shijojnë në maksimum tre ndeshjet e fundit të kampionatit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu