Dy kandidatë në garë të fortë, SPAK të hënën zgjedh kreun e FBI-së shqiptare

0
Gjigandi

a përfunduar procesi i vettingut për kandidatët për Kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha bën me dije se SPAK ditën e hënë do të zgjedhë kreun e BKH-së.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se ka edhe një renditje mes emrave të Aida Hajnaj, Artur Beu, Ervin Hodaj dhe Idajet Faskaj, ku dy prej tyre janë në garë të fortë për të marrë kreun e FBI-së Shqiptare. Pas zgjedhjes së emrit kryesues SPAK do t’i dërgojë një emër KLP-së.

Kujtojmë se procesi për zgjedhjen e kreut të BKH kaloi në disa faza ku kandidatët iu nënshtruan edhe testit të makinë së të vërtetës. Nga ana tjetër fazat e përzgjedhjes kanë qenë të mbikëqyrura nga amerikanët dhe partnerët europianë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu