Më në fund! Caktohet dita se kur do të nisin punë urbanët në Tiranë

0
Gjigandi

Prej rreth dy javësh qytetarët e Tiranës janë në pritje të nisjes së transportit publik, por më në fund me sa duket ka një datë se kur do të nisë puna e linjave urbane në kryeqytet.

Sipas burimeve të gazetës “Shekulli”, dita e hënë mund të jetë dita e rinisjes së aktivitetit të transportit. Shoqata e Transportit publik ka realizuar një takim me Erion Veliaj ku është në shqyrtim situata aktuale ku pritet që të dyja palët të bien dakord që më datë 6 korrik të rinis puna e të gjitha linjave që nuk janë riaktivizuar që prej 4 muajsh mbyllje.

Këtë gjë e ka konfirmuar për gazetën edhe Kreu i Shoqatës së Transportit Publik, Enea Sulejmanaj i cili thotë që kanë realizuar një takim me kreun e Bashkisë ku me shumë gjasa do të bien dakord dhe të hënën do të rifillojnë punën. “E vërtetë është që jemi ulur me kryebashkiakun Veliaj dhe po presim që të trajtohet çështja jonë në mënyrë që ne të fillojmë punën pas 2-3 ditësh, pra të fillojmë të hënën është ideja. Tani jemi në pritje.”- tha kreu i Shoqatës.

Kujtojmë që gjithashtu ditën e sotme, punonjës të shërbimit të transportit kanë protestuar sërish pranë Ministrisë së Infrastrukturës ku kanë kërkuar pagën e dytë dhe shprehen se rikthimi në punë është i pamundur për shkak të pamundësisë ekonomike dhe problemeve ligjore që shkakton protokolli anti-COVID i hartuar nga Ministria e Shëndetësisë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu