“Është një ferr i vërtetë”, i shëruari nga Covid-19 rrëfen momentet e vështira

0
Gjigandi

Në pjesën e fundit në Open në Top Channel po flitet për situatën e Covid-19 në vendin tonë. Edmond Mara është një qytetar i cili ka arritur të shërohet nga Covid-19.

Ai bëri një rrëfim në Open ku tregoi momentet e vështira që kaloi. Sipas Marës, Covid-19 ekziston dhe është një ferr i vërtetë.

Ka njerëz që thonë se Covid-19 nuk ekziston, si e përjetuat ju?- e pyeti Eni Vasili.

“Covid-19 ekziston dhe është një ferr i vërtetë. Gjithçka nisi me temperaturë 39, 39 e gjysëm. Një temperaturë që shoqërohet me dhimbje trupi. Kam kontaktuar me 127. Të them të drejtën aty ka pasur një zvarritje.

RonaTyra

Më thonin s’kemi tampon, i thonin gruas të kontrollonte frymarrjen time. Vetëm pasi i bëmë presion zvarritjen u ndalën.

Kur mbërrita në spital, gjithçka ndryshoi. Kisha besim dhe të gjithë mjekët u përkujdesën për mua në mënyrën më profesionale”- tha Mara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu