Bashkimi Europian ka dhënë ndihmën e tij në pajisjem me maska kirurgjikale FFP2.
Dërgesa e re me maska është bërë sot dhe mësohet se pjesë e listës që do të përitojnë nga ndihma do të jenë vendet e Ballkanit por jo Shqipëria dhe Kosova.
Shtetet që do të përfitojnë maska nga BE do të jenë Kroacia, Mali i ZI, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.
“Edhe pse konstatojmë zhvillim pozitiv të shkallës më të ulët të infektimit në disa zona, më tepër duhet të bëhet që të parandalohet përhapja e re dhe e mëtejshme e koronavirusit, ndërsa maskat mbrojtëse janë thelbësore në këtë luftë”, ka deklaruar kështu Lenarçiç, komisioneri europian për menaxhimin e krizave.
Këto operacione janë të financuara plotësisht nga Komisioni Europian ndërsa dërgesa e maskave në rajon është udhëhequr nga Rumania.