Maska natyrale që ju ndihmon të eliminoni qelizat e vdekura nga fytyra

0
Gjigandi

Pastrim i fytyrës me maskë natyrale të përbërë nga sheqer dhe vaj ulliri. Lëkura e fytyrës është shumë delikate dhe kërkon shumë kujdes dhe vëmendje.

Për këtë arsye është mirë mos i besoni asnjë pastruesi. Nga shumë që gjeni në treg, në fakt, shumica janë me cilësi të ulët dhe madje mund të dëmtojnë. Prandaj, më mirë të favorizoni produktet organike pa përbërës “të dyshimtë”. Për ta ndihmuar fytyrën tuaj të heqë qafe papastërtitë, mund ta bëni vetë një pastrim të shpejtë dhe të lirë në shtëpi.

Ja se si ta pastroni fytyrën me sheqer dhe vaj ulliri:

Sheqeri eliminon në mënyrë efektive qelizat e vdekura nga lëkura e fytyrës. Natyrisht, ai duhet të përdoret në sasinë dhe dozën e duhur.

Përbërësit që ju nevojiten janë: një lugë gjelle sheqer dhe tre lugë vaj ulliri.

RonaTyra

Sheqeri funksionon si një eksfoliant i shkëlqyeshëm për qelizat e vdekura të fytyrës, por elementi kryesor është vaji i ullirit, i cili ka veti vërtet të jashtëzakonshme. Është zbutës, hidratues dhe gjithashtu i pasur me vitamina, që ushqejnë plotësisht fytyrën. Vaji i ullirit gjithashtu ndihmon në luftimin e rrudhave në ballë dhe nën sy.

Përgatitja:

Merrni një tas dhe hidhni një lugë sheqer (nuk ka rëndësi të bardhë apo kaf) dhe tre lugë vaj ulliri. Përziejini mirë me njëri-tjetrin dhe mund t’i rregulloni vetë masat, nëse shihni që përzierja është shumë e trashë apo shumë e lëngshme.

Aplikimi është i thjeshtë. Përhapni në fytyrë masën e përftuar dhe masazhojeni për rreth dy minuta. Tregoni kujdes që të mos ushtroni shumë forcë , pasi mund të irritoni dhe skuqni lëkurën. Pas masazhit, mund ta shpëlani me ujë të ngrohtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu