Masat anti-COVID, Rama: Gjobë deri në mbyllje aktiviteti dhe ndjekje penale për këdo që thyen rregullat

0
Gjigandi

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të gjitha bizneset se do të gjobiten, madje do t’i mbyllet aktiviteti nëse nuk zbatojnë rregullat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Në një video në Facebook, kreu i qeverisë ka publikuar edhe punën e task forcës në terren.

“Task-Forca çdo ditë në terren për zbatimin e masave antiCOVID në aktivitetet e biznesit. Maska e detyrueshme në shërbim, respektimi i distancave dhe higjiena janë elementë të domosdoshëm për t’u zbatuar nga çdo subjekt. Gjobë deri në mbyllje aktiviteti dhe ndjekje penale për këdo që thyen rregullat duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve!”, shkruan Rama në Facebook.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu