Shira të rrëmbyeshëm në Berat, përmbyten disa rrugë të qytetit

0
Gjigandi

Moti i keq me reshje shiu që ka përfshirë orët e pasdites qytetin e Beratit ka shkaktuar përmbytje në çdo aks rruge në qytet dhe në shumë lagje.

I favorizuar edhe nga era e fortë, shiu ka bllokuar si rrugët kryesore, ashtu edhe ato të shumë lagjeve të qytetit. Kjo ka vështirësuar mjaft lëvizjen e automjeteve dhe të këmbësorëve. Më problematike situata është në rrugën e spitalit.

Thuajse të gjitha rrugët e qytetit prej rreth një orë ishin në pushtetin e ujit, ashtu si dhe shumë lagje të qytetit, ku është e pamundur të hysh në këmbë. Kjo situatë në Berat përsëritet sa herë që ka reshje intensive shiu.

Shkak është bërë bllokimi i pusetave

RonaTyra

Në rrugë kanë dalë tashmë edhe punonjësit e Ndërmarrjes së Pastrimit në Bashkinë e Beratit, të cilët po bëjnë të mundur zhbllokimin e pusetave, në mënyrë që të mundësohet edhe tërheqja e ujit nga rrugët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu