Marsela Çibukaj zbulon arsyen e dobësimit, ka një falënderim për Albanin dhe Miriamin

0
Gjigandi

Kohëve të fundit këngëtarja e njohur Marsela Çibukaj ka humbur shumë në peshë, duke ardhur në formën më të mirë që mund ta kemi parë.

Në një intervistë për emisionin ‘Mos i fol Shoferit’, këngëtarja tregoi se i dashuri i saj Vitmar Basha ka qenë arsyeja që ajo ka humbur peshë.

Kjo pas pyetjes se çfarë të përbashkëtash kanë Vitmari dhe Bred Pitt-i, ajo iu përgjigj se, “Më vjen keq për këtë Bredin, po shi ça ylli që kam o Zot, ça thua ti. Pse kot u dobësova unë, që ti vija pak nga mbrapa”.

Po ashtu këngëtarja u pyet nëse asaj dhe Vitmarit iu vjen inat për Alban Skënderaj dhe Miriam Canin që janë më të famshëm, tha se i kanë miq.

“Ne i duam fort dhe doja ti falenderoja publikisht sepse në fillimet e mia kur erdha unë isha shumë e hutuar, nuk e njihja tregun e Shqipërisë, as muzikën si ecte, as kompozitorët. Ata kanë qenë si një drejtim shumë i domosdoshëm për mua. Janë dhe shumë të dashur, i jam mirënjohëse”, u shpreh Marsela.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu