Mario Dedivanovic ka humbur një familjar që ishte infektuar me koronavirus.
Grimeri shqiptar, Mario Dedivanovic javë më parë bëri të ditur se xhaxhai i tij është infektuar me koronavirus.
Tani, ai me dhimbje të thellë, Mario jep lajmin se xhaxhai i tij humbi betejën me armikun e padukshëm COVID-19.
“Pusho në paqe Axhi i ëmbël. Të dua. Do të më mungosh përgjithmonë”, ka shkruar ndër të tjera Dedivanovic.
Mario ditë më parë kishte kontribuar me dhurimin e maskave për spitalin në Bronx, ku ishte duke u mjekuar xhaxhai i tij.
Kujtojmë se Mario është grimeri personal i yllit televiziv, Kim Kardashian.