Mamaja i humbi jetën nga kanceri/ Këngëtarja e njohur rrëfen momentet e dhimbshme

0
Gjigandi

Këngëtarja Xhesika Polo, para pak muajsh, përjetoi dhimbjen e largimit të mamasë nga kjo jetë.

Mamaja e Xhesikës  vuante nga kanceri dhe fatkeqësisht nuk arriti ta fitonte betejën me sëmundjen. E ftuar në studion e “Shqipëria Live”, këngëtarja rrëfen të gjithë këtë moment të dhimbshëm. Xhesika thotë që i mungon shumë mamaja, pasi ajo gjithmonë ka qenë aty për të, kur këngëtarja ka pasur nevojë.

Këngëtarja rrëfen që mamaja e ndiente rëndesën e sëmundjes, pasi vazhdimisht thoshte se kishte merakun e saj dhe të vëllait. Megjithëse Xhesika kishte menduar që i vëllai, Marko, do e përjetonte shumë keq këtë humbje, ai është bërë shumë i fortë dhe vazhdimisht i jep kurajo këngëtares.

“Jam mirë. Dua ta reflektoj këtë gjë dhe me anë të veshjes sime, por kam një boshllëk shumë të madh që nuk do më lë, do të jetë me mua gjithmonë. Do të përpiqem që të mos interferoj me jetën time. Për mua ka qenë shumë e vështirë, sado që ti të jesh në dijeni për një sëmundje, por edhe kur agravohesh, nuk je përgatitur për të përballuar dhimbjen. Ajo ka qenë shoqja ime më e ngushtë, ajo më ka mbështetur në art. Për mua është shumë e vështirë, për të gjithë do të ishte shumë e vështirë. Nuk humb vetëm mamin, por humb një person, që të dëgjon, këshillon dhe të do shumë. Edhe tani do të ishte këtu (me të në studion paralele në Top Channel). Gjithmonë për të më ndjekur. Kurajon që kam, e kam të trashguar nga ajo. Asnjëherë s’ka bërë kompremise dhe e jetonte jetën siç donte. Ndodhi shumë shpejt, mami në janar u shtra në spital për mushkritë dhe të gjithë dëshirën më të madhe në botë, për të kaluar këtë situatë dhe të bëhej mirë, por nuk doli mirë. Mami kishte merak rritjen time dhe të vëllait. Nuk kisha forcën për t’ja thënë çfarë po ndodhte me të. Unë mjekëve i thashë dua të di të vërtetën dhe të përgatitem. Ishte shumë e rëndë psikologjikisht për mua, por nuk kam derdhur lot përballë saj. Thjesht i thoja që të mos kishte merak, të ishte e qetë sepse do të kujdesem unë për vëllanë dhe babanë. Vëllai më ka suprizuar. Marko u rrit brenda natës dhe më ka dhënë shumë forcë. Njerëzit e fortë vendosin mburojën dhe përpiqen të mos reflektojnë atë që kanë në zemër. Mamaja kishte ato mosbesimet e saja, unë i thoja që do ta kalojmë këtë bashkë dhe ajo më thoshte që kam vetëm merakun tuaj”, tregon Xhesi.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu