Pandemia coronavirus ka shkaktuar probleme të shumta në sfera të ndryshme të jetës, duke përfshirë edhe industrinë muzikore.
Për shkak të shëndetit të popullsisë, e detyrueshme është që të mbahet distanca shoqërore, gjë e cila nuk ndodh në koncertet e artistëve.
Një gjë e tillë ka shkaktuar shqetësim te shumë këngëtarë të estradës shqiptare, pasi gjasat për të humbur koncertet e tyre këtë vit mund të jetë e mundshme.
Njëri prej tyre që ka shprehur një interesim të tillë është rep-artisti Kastriot Rexha, i njohur ndryshe si Majk.
Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ai ka publikuar një fotografi të shkrepur nga koncertet e tij duke pyetur nëse do të hapen klubet e natës.
“A do të hapen klubet a jo?”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë.
Anipse koncertet deri më tani janë të anuluara, reperi ka sjellë dy projekte muzikore mjaft të pëlqyera, “Dynja” dhe “Serenatë”.