Magjistari Roy Horn humb jetën pas komplikimeve me COVID-19

0
Gjigandi

Roy Horn, njëri anëtar i tandemit Siegfried dhe Roy, ka vdekur në moshën 75 vjeçare pas infektimit me koronavirus.

Horn dhe bashkatdhetari i tij gjerman, Siegfried Fischbacher, ishin të njohur për përfshirjen e tigrave të bardhë dhe kafshëve të tjera në skeçet e tyre, shkruan BBC.

Ata së pari punuan në Las Vegas në 1967, dhe në 1990 filluan të performojnë  në ‘Hotel Mirage’ ku punuan gati 14 vjet.

Horn u detyrua të ndalonte së performuari në vitin 2003 pasi një tigër e kishte sulmuar atë gjatë një prej shfaqjeve të tyre.

“Sot, bota ka humbur një nga më të mëdhenjtë e magjisë, por unë kam humbur mikun tim më të mirë,” tha Z. Fischbacher në një deklaratë. “Që nga momenti kur u takuam, unë e dija se Roy dhe unë, së bashku, do ta ndryshonim botën”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu