Loredana është bërë pjesë e kampanjës së “TikTok”.
Loredana Zefi ka njoftuar se tashmë është pjesë e një kampanje televizive të aplikacionit të ri “TikTok”.
Në llogarinë e saj në Instagram, Loredana publikoi pjesë të kësaj reklame, ndërsa me shaka tha “Thuani Mashallah kur ta shihni këtë bukuri”.
Kampanja e aplikacionit “TikTok” do të transmetohet në disa prej televizioneve më të njohura gjermane, përfshirë Pro Sieben, RTL, RTL2, e shumë të tjerë.
Për ndryshe, reperja aktualisht po shijon suksesin e këngës “Nicht Verdient”, të cilën e solli në bashkëpunim me Capital Bra.