Javën e kaluar treguam se si marka KITRI në Londër kishte prezantuar një shërbim të ri për të shmangur mbeturinat.
Ata vendosën të bëjnë shitjen e fustaneve vetëm me para-porosi.
Duket se sistemi po funksionon, sepse një fustan në veçanti, ka mbledhur një listë pritjeje të mbi gjashtëqind klientëve dhe të tjerë po shtohen në vazhdimësi.
Prezantimi i veshjes Margot: një fustan 100 për qind pambuku jeshil me krahë të lëshuar, i cili është thjesht i përsosur për verën.
Ai gjithashtu vjen në një version koral, i cili ka një listë (pak më të vogël) të pritjes prej mbi treqind personash.
Duket se stilin e markës KITRI do ta ndjekin edhe shumë marka të tjera, pasi për ta rezultoi një sukses i madh ky sistem shitjesh.