Selena Gomez fajëson Justin Bieber për problemet e saj me peshën?

0
Gjigandi

Selena Gomez i është përgjigjur me delikatesë një videoje në TikTok që pretendonte se pesha e saj ndikohej nga ish-i i saj Justin Bieber. Videoja, e postuar më 29 nëntor, përmbante disa foto të Selenës me mbishkrimin, “Arsyeja pse Selena ishte gjithmonë e dobët gjatë lidhjes me Justin”.

Në mbishkrim, personi që publikoi videon shtoi se këngëtarit – i cili është i martuar me Hailey Bieber që nga viti 2018 – “i pëlqejnë më tepër modelet” duke e quajtur Selenën “Zemra im e shkretë”.

Më 11 dhjetor, Selena reagoi ndaj postimit duke komentuarin emojin e një fytyre të trishtuar. Ndërkohë që nga një pjesë e njerëzve kjo po interpretohet sikur 30-vjeçarja bie dakord me pretendimin e fanses, shumë të tjerë e konsideruan atë si të zhgënjyer që pesha e saj ishte kthyer në temë diskutimi në Internet.

“Ndoshta ajo është e mërzitur që ju po ia vini në dukje se si ka ndryshuar pesha e saj me kalimin e viteve,” shkroi një fans në komente, ndërsa një tjetër tha: “Fytyrë e trishtuar sepse JENI ende duke diskutuar për të kaluarën e saj”.

Të tjerë e gjykuan postimin si të papërshtatshëm me një fans që komentoi: “Pesha e saj as që duhet të jetë objekt bisede”.

RonaTyra

Selena dhe Justin ishin në lidhje nga viti 2010 deri në vitin 2018. Së fundmi ajo foli për ndarjen e tyre në dokumentarin e saj të ri, ‘Selena Gomez: My Mind & Me’ duke e konsideruar atë “gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë.”

Selena – e cila zbuloi se vuan nga lupusi në 2015 dhe iu nënshtrua një transplanti veshkash në 2017 – ka folur më parë për mënyrën sesi problemet e saj shëndetësore kanë ndikuar në peshën e saj dhe paragjykimet që ka marrë nga publiku.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu