Ambasadorja Yuri Kim takohet me Edi Ramën, ambasada zbardh detaje

0
Gjigandi

Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë të ditur se ambasadorja Yuri Kim ka zhvilluar një takim këtë të hënë me kryeministrin Rama.

Në njoftim bëhet e ditur se është diskutuar për mënyrat e vijimit të përforcimit të bashkëpunimit në temat e demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit në vitin 2023.

Po ashtu, mësohet se Yuri Kim shprehu vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për lidershipin dhe kontributin e rëndësishëm të Shqipërisë gjatë vitit të parë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Po ashtu, vlerësoi edhe kontributet e Shqipërisë për integrimin dhe stabilitetin rajonal, duke përfshirë thirrjet e Shqipërisë për përmbajtje në veri të Kosovës.

Yuri Kim takohet me kreun e SPAK Pergezova prokuroret dhe hetuesit per arritjen e rezultateve gji 1280×720
Reforma në drejtësi, Yuri Kim: Kërcënimet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të papranueshme
“Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria kanë dënuar të gjitha sulmet ndaj agjencive të sigurisë kosovare dhe ndërkombëtare dhe kërcënimet me dhunë dhe frikësim, dhe kanë shprehur mbështetjen e plotë për KFOR-in dhe EULEX-in. Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria u kanë kërkuar palëve të punojnë në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE për të zgjidhur çështjet shqetësuese”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Ambasadorja ka rikonfirmuar mbështetjen e fortë të SHBA-së për Shqipërinë përballë sulmeve kibernetike të Iranit.

RonaTyra

Ndër të tjera, mësohet se Yuri Kim ka dhënë vlerësime edhe për organizimin që Shqipëria i bëri Samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

“Ajo përsëriti se Shtetet e Bashkuara mbështesin me vendosmëri integrimin e plotë europian të Shqipërisë si anëtare e BE-së. Në këtë kuadër u diskutua për arritjet, por edhe sfidat në zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri. Ata ranë dakord se është thelbësore që institucionet e drejtësisë në Shqipëri të jenë të pavarura dhe të patrembura në ekzekutimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre”.

o.j/dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu