Pas dy vitesh ‘arratisje’, Anjeza Shahini rikthehet me një ndryshim drastik

0
Gjigandi

Fillimisht u largua nga Shqipëria, më pas nga jeta publike e prej dy vitesh nga rrjetet sociale: Jeta e Anjeza Shahinit ka marrë një rrjedhë komplet tjetër nga ajo që shumë shqiptarë mund të kenë menduar vite më parë kur Anjeza ishte një nga zërat më premtues.

Anjeza ka ndërtuar një jetë të re në Angli me diplomatin anglez Paul Edward Conolly me të cilin u martua rreth 5 vite më parë dhe në 2019 mirëpritën në jetë vajzën e tyre të parë.

Prej dy vitesh artistja ishte larguar nga Instagram, ku ndante me ndjekësit postime të ndryshme. Pa bërë asnjë lajmërim ajo ‘u zhduk’ duke i lënë ndjekësit e saj me pikëpyetje. Por, duket se ‘arratisja’ e saj ka marrë fund dhe Anjeza është rikthyer.

Dhe gjatë kësaj periudhe ajo ka bërë edhe një ndryshim në ‘look’ pasi ka prerë flokët. Në postimin e saj Anjeza shfaqet e qeshur dhe shkruan: “Kohë e gjatë që nuk jemi parë”.

Më pas ajo ka publikuar një video me momente të ndryshme ku shfaqet po vet. Anjeza nuk ka zbuluar asnjë detaj lidhur me shkëputjen dhe as me planet e të ardhmes.

RonaTyra

Mbetet për tu parë nëse ku rikthimin në rrjetet sociale do përkojë edhe me një rikthim në muzikë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu